“Nëna e 4 fëmijëve u vetëvra”/ Vjehrra mes lotësh: Me djalin shkonte mirë, nuk e di përse e bëri

11/05/2020 16:56

Disa ditë më parë, nëna e katër fëmijëve, Resime Demir Kurati, 51 vjeçe, është vetëvarur në një pemë frutore në fshatin Buqës të Elbasanit. Në lidhje me këtë ngjarje, hodhi dritë vjehrra e të ndjerës, nënë Fizja.

E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, nënë Fizja, rrëfen se me Resimen është takuar për herë të fundit të premten e 1 majit. Por rrëfen se ajo ishte e qeshur, asnjërit nuk ia priste mendja që do të bënte një veprim të tillë. “Me djalin, Arbenin, shkonte shumë mirë, kishin 30 vite të martuar”, thotë nënë Fizja.

Më tej shtoi: “Beni më tha që doli në orën pesë dhe mendova që do të dilte për punët e veta. Kur dola e shoh aty të vdekur dhe u mblodhën shumë njerëz.

Sakaq, nënë Fizja zbuloi se 51-vjeçarja punonte në serra dhe shpesh me të ardhura i ndihmonin dy djemtë e rritur, që ndodheshin në emigracion.

“Në mëngjes, datën 3 maj, isha sëmurë ja dy tre ditë sepse jam sëmurë me tension. Rreth orës 6 të mëngjesit, djali po bërtiste shumë. Shkova zbathur, kur iki atje unë kishin prerë litarin dhe erdhi policia, kaq nuk di më gjë. Nuk më ka thënë fare. Nuk kam fjalë për të folur, la fëmijët jetimë, përveç këtyre dy të voglave që rrinë me mua. Sidoqoftë Beni nuk dinë për veten e vet sepse është burrë. Fare, më thirri të pinim kafe ditën e premte dhe s’më ka thënë gjë fare. Unë kam 25 vite që jam ndarë me ato, ato jetojnë vetëm. Jemi 200 metra pranë njëri-tjetrit. Ishte e qeshur nuk të jepte veten që mund të bënte atë punë. Beni tha doli jashtë në orën 5 dhe mendova që do dilte për punët e veta. Kur dal e shoh aty dhe erdhën shumë njerëz. Arbeni dhe Resimen nuk i kam dëgjuar ndonjëherë duke u zënë, kanë shkuar shumë mirë. Jo fliste me djemtë në telefon, nuk thoshte gjë që do të shkonte atje por ti kemë mirë thoshte. Resimja punonte nëpër serra, punë krahu. Po djemtë sillnin para, edhe asistencë që marrin 60 mijë lekë vajzat. Jo. Ditën e premte nuk kam folur fare. Nuk më shkonte mendja sepse isha sëmurë, me serume”, u shpreh nënë Fizja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA