Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se pavarësisht shifrave të ulëta të rasteve të reja me covid-19, duhet të jemi vigjilentë dhe të respektojmë masat.

“Shifra 4 përkon me numrin 4 të rasteve të para. Me të infektuarit e parë në mars. Por shifra e ulur nuk duhet të na shtyj drejt një optimizmi të rremë, por duhet të na bëjë më vigjilentë”, tha Kalo në një lidhje direkte për emisionin Open në Top Channel.

Më tej, mjeku tha se duke respektuar masat, higjienën dhe distancimin social, do të mund të shkojmë drejt atij që Kalo e quajti optimizëm real.

“Nëse respektojmë distancimin fizik, të mos neglizhohet higjiena dhe hapja të jetë e kujdesshme bashkë me sjelljen tonë, kjo do na shtyjë drejt optimizmit real. Ditët në vijim me hapjen që po ndodh, me liberalizimin e masave do të fitojmë një pamje reale të asaj çfarë ndodh në popullatë. Kujdesi ndaj vetes, ndaj distancimit fizik, ndaj higjienës e rikthimi në punë duke zbatuar masat, shpresojmë mos të kemi përplasje me këtë infeksion”, shtoi mjeku Tritan Kalo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA