Prej kësaj të hëne Elbasani hyn në listën e bashkive të gjelbra dhe lëvizja në qytet që në mëngjes ka nisur normalisht.
Nga 7 bashki të qarkut tashmë të gjitha janë të gjelbra dhe lëvizja do të jetë normale si për këmbësorë edhe pr mjete deri ne oren 21. Qytetaret duhet të tregojnë kujdes me grumbullimet më shumë se 5 persona. Parqe e lulishte tashmeë janë mbushur sidomos me fëmijë e të moshuar, të cilët po shijojnë lirinë.
Edhe pse 3 raste te prekur nga Covid-19, ministria vendosi që Elbasani të hyjë në bashkite e gjelbra, ndërsa keto familje do të qëndrojnë ne nje karantinim te rreptë. Autoritetet bëjnë thirrje per respektim te rregullave pasi kthimi pas do te ishte shumë herë me i rëndë sidomos në perjetimin psikologjik të qytetarëve.
Ndër 14 bashkite qe i shtohen hartes se gjelbër është dhe Lushnja. Qarkullimi eshte rikthyer ne normalitet por pervec rihapjes së bizneseve të reja, ajo qe duket me e dobishme është rifillimi i levizjes nga fshati ne qytet.
Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë janë bashkitë e tjera që iu shtuan hartës së gjelbër këtë të hënë.
Top Channel