
24/02 21:55
Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik për vijimin e Reformës Zgjedhore.
Në këtë reagim të bërë në rrjetet sociale Prezenca e OSBE-së në Tiranë shkruan se mbledhja e këshillit shënon një hap përpara. Kërkohet gjithashtu dakordësi mes palëve për të përmbyllur procesin Brenda 31 majit.
Reagimi i plotë:
Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e reformës zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it.
Top Channel