Një pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel u fol për Reformën Zgjedhore. Një debat i fortë u zhvillua mes gazetarëve Neritan Sejamini, Enton Abilekaj dhe bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri. Debati nisi kur Abilekaj tha se sistemi aktual zgjedhor penalizon partitë e reja.
Pjesë nga debati:
Abilekaj: Duhet ndryshim sistemi. Ky sistem nuk lejon forcat e reja të futen në parlament.
Gjiknuri: Partitë e reja që krijohen nuk i pengon sistemi të futen në parlament. Në qoftë se një forcë e re politike merr mbështetje popullore ajo futet në parlament, nuk ka sistem që e ndalon.
Abilekaj: Keni shembull në 2017. LIBRA do të merrte 5 deputetë. Ky sistem ka pragun natyral që nuk lejon forcat e reja të futen në parlament.
Sejamini: Ky sistem, forcave të reja u jep më shumë mundësi të futen në parlament. Forcat e reja politike krijohen në zona të caktuara dhe aty marrin mbështetjen më të madhe. Është me e lehtë të marrësh 4-5% në Tiranë sesa 4-5% në Shqipëri.
Top Channel