Fermerët e zonës së Darsisë në Lushnje prej 5 ditësh kanë nxjerrë në treg prodhimin e tyre të qershisë.
Ndryshe nga vitet e tjera, sipas tyre nuk ka shumë prodhim, kjo si pasojë e kushteve atmosferike. E megjithatë ajo që u intereson më shumë fermerëve aktualisht është çmimi i shitjes në treg, pasi për këtë vendosin tregtarët dhe fermerët në pamundësi tregu, janë të detyruar t’u binden.
Fermerët tregojnë se me sasinë e prodhimit këte vit, me çmimin e shitjes nuk arrijnë të nxjerin lekët e shpenzimeve, por ajo që i indinjon fermerët është indiferenca e shtetit.
Fermerët kërkojnë nga autoritetet e kontrollit të tregut, të evitohet abuzimi me çmimin, që konkretisht për qershinë në këtë sezon varion nga 300 shitja nga fermeri, deri në 700 lekë për konsumatorin.
Top Channel