Humb jetën 36-vjeçari shqiptar në burgun e Trikalas, këto janë dyshimet e para
10/05/2020 15:37
GREQI- Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Sipas mediave greke për fjalë për një person të moshës 36 vjeç i cili ka humbur jetën në burgun e Trikalas.
Për shkakun e vdekjes së shqiptarit thuhet se është bërë një rrëzim i papritur që ai ka pësuar në qelinë e tij gjatë mbrëmjes së djeshme.
“Protothema” shkruan se vdekja e të burgosurit mund të ketë ardhur për shkaqe patologjike. Ai është dërguar me ambulancë në spitalin e Trikalla, por për të ishte tepër vonë.
Ndërkaq, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë qartë shkaqet.
Top Channel