Emrat/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kishin heroinë me vlerë 2 milion euro
10/05/2020 16:10
Polcia Italiane ka vënë n pranga dy shqiptarë Alfred Tusha 28 vjeç dhe Leonard Spahiu 40 vjeç, pasi në shtëpinë e tyre u janë sekuestruar 34 kilogramë heroinë.
Konfiskimi ndodhi në Abruzzo dhe sipas mediave vendas është sasia më e madhe e drogës e kapur në vitet e fundit.
Sipas karabinierëve në laborator droga ishte e ndarë në bukë gjysmë-kiloshe për t’u nxjerrë më pas në tregun e Abruzzo.
Dy shqiptarët ndodhe momentalisht në burg në Peskara dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar dhe mbajtje të paligjshme të drogës.
Droga e sekuestruar nëse hidhej në treg do të kishte vlerë rreth dy milion euro, gjithashtu sepse, pas “karantinës”, kërkesa u rrit dhe për këtë arsye çmimi i substancës narkotike u rrit.
Top Channel