E diela e gjyshërve! Shëtitje dhe takime me miqtë e tyre
10/05/2020 12:18
Edhe mëngjesi i kësaj të diele në të gjithë Shqipërinë i përket të moshuarve, të cilët kanë përfituar nga liridalja e tyre për të shëtitur, me qëllim që të marrin ajër apo edhe për të takuar miq të tyre.
Ne jemi ndalur t’i pyesim se si po i kalojnë këto ditë izolimi përpara se të shijojnë liridaljen në fundjavë dhe përgjigjet kanë qenë të ndryshme.
E kemi kaluar në shtëpi me gatimin, punët e shtëpisë edhe domino me burrin; kam luajtur letra me fëmijët duke folur jashtë shtetit me filma në televizor e kemi kaluar kohën.
Top Channel