Nga 18 maji do të hapen mjediset e brendshme të bar restoranteve. Sipërmarrësit e tyre duhet të ndjekin një udhëzues të përkohshëm deri në përfundim të kësaj faze dinamike të covid-19. Një nga kriteret kryesore është matja e temperaturës. Asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në subjekt nëse ka temperaturën 37.5.

Sipas protokollit të masave anticovid-19, në hyrje të kafeneve dhe restoranteve duhet të ofrohet për klientët produkt higjenizues me masën 60% alkool, ndërsa ambjentet të dezinfektohen dy herë në ditë.

Ndërsa numri i klientëve do të jetë i reduktuar pasi duhet të respektohet distanca fizike. Klientët do të jenë përballë njëri tjetrit në largësi dy metra, ndërsa karriget pas të tavolinës tjetër në distancë 1 metër.

Punonjësit duhet të shërbejnë në çdo moment me doreza dhe maska mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën dhe të qëndrojnë larg klientëve 1.5 metra. Në lokale duhet të ketë dy korridore kalimi, një për hyrje e tjetri për dalje, për të mos lejuar përshëndetjet. Rekomandohet shmangia e parasë “cash” dhe ofrimi i shërbimeve me kartë krediti, por në rast se pagesa bëhet në arkë, sipërmarrësit e bar-restoranteve duhet të vendosin xham mbrojtës midis punonjësit dhe klientit. Por si i shikojnë këto masa qytetarët?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA