Klasat e 12 do të kthehen në shkollë për konsultime nga 18 maji deri në 5 qershor në masa mbrojtëse. Si në këto ambjente që shikoni, ku janë vendosur sinjalizues për distancën e në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës, të pajisur me maska dhe doreza.  Nga 8 qershori deri në 18, maturantët do të testohen. Tani më janë njohur me programet orientuese të maturës si dhe ndryshimet e tezave.

Jo vetëm struktura e zhvillimit të maturës shtetërore ka ndryshuar, por edhe përmbajtja e provimeve. Për të 3 lëndët  e detyrueshme dhe ajo me zgjedhje, testet do të kenë vetëm pyetje me alternativa. Do të jenë 60 pyetje në test. Pra, veç heqjes të temave që kanë mësuar në kushtet e shtëpisë online, testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj u janë hequr dhe ese.

Na kapi pak befasishëm. Por koha do e tregojë nëse ka qenë mirë. Po në fakt kur e mendon letërsia pa pyetje me zhvillim është çuditshëm se ti për subjektivizmin vlerësohesh.

Jemi qetësuar pak që na kanë hequr ato temat, por prape stres është

Edhe kohëzgjatja e provimeve nuk do të jetë më 2 orë e 30 minuta si në maturat e shkuara por 2 orë. Ministria e arsimit ka gjykuar se koha është e mjaftueshme pasi pyetjet me alternativa zhvillohen më shpejt se pyetjet me zhvillim, por maturantët stepen për këtë.

Vjet kanë qenë  32 pyetje , gjysmat me zhvillim. Këtë vit janë dyfishuar gati e nuk e prisnim. Koha nuk e dimë a do të na dalë . Nuk duhet të ishte shkurtuar”

Ndërsa mërzinë të rinjtë e kanë për mbrëmjen e maturës.

“Kishim menduar gjatë për mbrëmjen e maturës e kur e morëm vesh lajmin ishte trishtues…

“Do të mbahemi mend në histori si matura pa diplomim, pa mbrëmje mature.. fatkeqësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA