Në momentin që konfirmohen dy rastet e para pozitive, Ndue vetëizolohet për të ruajtur të afërmit dhe miqtë e tij. Për Nduen simptomat kishin nisur më herët në fakt.

“Ai kishte 4 dit, 5 ditë që kishte temperaturë, por vetëm temperaturë dhe ethe, dhe çohej, lëvizte. Po e përballonte, nuk e dinim se ishte korona”, tregon Roland Marinaj, Djali i Ndue Marinajt. Ndue ishte një njeri i shëndetshëm. Ai kuptoi se vuante nga diabeti pikërisht kur u shtrua në spital, pasi kurrë nuk kishte pasur kurrë shqetësime. Fillimisht, ai u trajtua në pavion dhe ishte në gjendje të stabilizuar.

Fatkeqësisht, gjendja e Ndues po përkeqësohej. Pas 3 ditësh në pavion, ai zhvendoset në reanimacion. Protokolli i sigurisë nuk u lejonte familjarëve asnjë kontakt, një vuajtje e madhe e kësaj sëmundje që e kanë kaluar atë që humbën betejën dhe njerëzit e tyre. Mundësia e vetme ishte përmes telefonit.

Në orët e para të mëngjesit duke gdhirë 24 Marsi, Ndue Marinaj pëson arrest kardiak. Përpjekjet e mjekëve nuk kishin asnjë rezultat. Rolandi kujton i emocionuar bisedën e fundit me babanë, vetëm pak orë para se ai të ndahej nga jeta.

“Pasi kaloi terapi intensive kemi folur shumë pak, kemi fol me doktorin. Një ditë para se të vdiste, ai ka vdek, 3 e gjysëm e natës, një ditë para na mori në telefon u kënaq, u kënaq se ishim të gjithë mirë, folëm pak… na pyeti, do dal tha… të gjithë dolën, vetëm ai s’doli”, tregon Roland Marinaj, Djali i Ndue Marinajt.

Një prej momenteve më të vështira për familjarët është përcjellja për në banesën e fundit. Ndue Marinaj ishte një biznesmen dhe një zyrtar mjaft i njohur që gëzonte respekt në shoqëri, por nuk mund ti bëheshin nderimet deri në fund sipas traditave.

Marinaj u nda nga jeta pak para se të mbushte 49-vjeç. Ai la pas një emër suksesi në biznes dhe emër të mirë në shoqëri. Në Tiranë, ai njihej gjerësisht si Ndue i Rolandit, hotelit të njohur që mban emrin e djalit të madh të tij.

Edhe ky objekt, preket nga projekti i unazës së re, por djali i Ndue Marinajt, premton se do ta rijetësojë projektin e të atit. Ndue Marinaj ishte edhe një zyrtar i lartëi administratës shtetërore. Së fundi, ai mbante detyrën e drejtorit Rajonal të Rezervave Shtetërore për zonën e Veriut të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA