Në datën 9 Mars, Shqipëria konfirmoi zyrtarisht dy rastet e para me Covid-19. Babë e bir, Viktor dhe Paulin Kola, përkatësisht 54 dhe 31 vjeç ishin dy pacientët e parë.

Menjëherë epidemiologët nisën gjurmimin e kontakteve të tyre. Mes rrethit të personave ishin edhe dy vëllezërit Marash dhe Ndue Marinaj. Për këtë të fundit, një biznesmen mjaft i njohur në Tiranë, gjithçka u mbyll tragjikisht. Marashi fatmirësisht sot është shëruar plotësisht dhe zbulon se simptomat tek ai dhe vëllai i ndjerë kanë nisur para se të konfirmohej pozitiv i ashtuquajturi pacienti zero, në fund të muajit Shkurt.

“Unë e kam kuptuar vetëm kur ka dalë pacienti zero se çfarë kam, unë e kam pas para Viktorit, ethet, kanë filluar në datën 28, kam shkuar, jam kontrolluar, kam bërë skaner mushkrish, më kanë dhënë antibiotik, edhe me atë e kam kaluar”, tregon Marash Marinaj, vëllai i Ndue Marinajt.

“Ai ishte para se të dilte lajmi pacientit zero, por që nuk ka lidhje e pacientin zero se duhet të ketë kohë. Janë takuar se ata janë shokë, ka ndenj me atë, vëllain e vetë, me gjithë ne, gjithë ne, edhe në e kam takuar pacientin zero”, tregon Roland Marinaj, Djali i Ndue Marinajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA