Kjo foto prekëse, është bërë pikërisht në datën 1 Prill nga vetë Ledio Skurra, në momentin kur u vendos në oksigjen. Ai u’a nis foton të afërmve, pa menduar se ajo do të ishte e fundit. Aty, ndërpritet komunikimi i tij me familjen. Virusi u tregua i pabesë me Ledion. Kur dukej se gjendja e tij po përmirësohej, situata shkoi drejt fatalitetit.
“Kam komunikuar çdo orë jepnin informacion ata, çdo pasdite, herë kishte përmirësim herë jo, ditën e fundit, të premte në darkë tha ka përmirësim, në datë 10, kurse në 11 ka vdekur në drekë”, tregon Gjergj Skuraj, babai i Ledio Skurajt.
Ndarja e parakohshme e tij nga jeta, është një tregues i fortë se sa i vështirë mund të jetë covid-19 edhe për një njeri të shëndetshëm që nuk ka asnjë sëmundje shoqëruese, veç mbipeshës. Vetë Ledio, kurrë nuk i ishte trembur këtij virusi. Meraku i tij, ishte pjesa e tjetër e familjes në Lezhë.
“Jo, s’kishte frikë fare, ai interesohej për ne, kini kujdes ju. Ne i thoshim ki kujdes ti bab, se në lokale hyjnë 500 vetë natën, s’merret vesh”, tregon Gjergj Skuraj, babai i Ledio Skurajt.
Top Channel