Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se akoma nuk ka përfunduar garancia sovrane, ndërsa kanë kaluar rreth dy muaj që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.

Ai tha se momentalisht bankat po operojnë me garancinë e parë sovrane për pagat e punonjësve.

“Garancia sovrane për biznesin akoma nuk është përfunduar, normalisht do të shikojmë efektin kur të prezantohet, për momentin bankat po operojnë me garancinë e parë sovrane për pagat e punonjësve. Kemi rreth 70 raste të aprovuara, 8.5 mln euro, por ka edhe 300 aplikime të tjera në proces. Është një garanci po elaborohet në sistemin bankar. E dyta do të shikohet kur të bëhet e vlefshme, edhe ne më pas do të kemi një ide më të qartë.”, tha Sejko në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se për shkak të koronavirusit, efektet do të jenë të forta në ekonomi, si në të gjithë botën.

“Parashikimet janë për recesion. Ne jemi të qartë për këtë pjesë. Ne duhet të kemi parasysh që është goditje kalimtare dhe të marrim masat tona, që të na gjejë sa më të përgatitur për t’u ringritur sa më shumë. Duhet të ruajmë zinxhirin e prodhimit, me sa më pak falimente.

Ruajtja e stabilitetit financiar dhe e çmimeve janë prioritetet. Ekonomia pati edhe një goditje tjetër nga tërmeti, dhe ne kishim parashikuar më parë një rritje 3-4%, por efektet e kanë përkeqësuar dhe ne jemi në të njëjtat terma si FMN dhe BB për nivelet e recesionit. Ka një pasiguri të lartë në parashikime. Shpresojmë që hapja do të jetë graduale dhe një rritje në sektorin e turizmit që është çelës” tha ai.

Në deklaratën e tij, paraqiti situatën në vend si pasojë e COVID-19.

“Emergjenca shëndetësore e shkaktuar nga përhapja e COVID-19 dhe masat e autoriteteve publike për kontrollim e saj në Shqipëri dhe botë përbëjnë sfidë për stabilitetin financiar, shëndetin e financave të biznesit dhe familjeve dhe qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në afatin mesëm dhe të gjatë.

COVID-19 do të ketë një ndikim të foto në të gjithë treguesit ekonomi dhe financiare të vendit.

Masat e distancimit social dhe rritja e pasigurisë kanë sjellë një ngadalësim të përgjithshëm, të eksportit  konsumit familjar dhe investimeve. Rënia e prodhimit do sjellë rritje të papunësisë. Kjo situatë do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë.”, tha Sejko./Shqip/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA