“Pasaportat e shëndetit”! Britani, gati brenda pak muajsh

04/05/2020 13:56

Në Britaninë e Madhe, kompanitë teknologjike, kanë nisur bisedimet me qeverinë për krijimin e pasaportave të shëndetit që do të ndihmojnë britanikët të kthehen të sigurt në vendet e tyre të punës, duke përdorur testimet për koronavirusin dhe njohjen faciale.

Biometrika faciale mund të përdoret për të dhënë një certifikatë dixhitale, ndonjëherë e njohur edhe si pasaportë imuniteti, që do të provojë se cilët punonjës e kanë kaluar Covid-19 e kjo mund të jetë një mënyrë e zbutjes së pasojave tek ekonomia dhe bizneset nga distancimi fizik pas zbutjes së masave të izolimit aktual.

Një kompani britanike, e specializuar në verifikimin e identiteteve të personave përmes biometrikës faciale, Onfido, ka ofruar plane të detajuara për qeverinë dhe është angazhuar në një numët bisedimesh për atë që mund të aplikohet në të gjithë vendin. Propozimet e saj mund të ekzekutohen brenda disa muajsh – thotë ajo.

Kompania mund të përdorë testet e antitrupave, që provojnë nëse dikush e ka kaluar virusin apo jo, ose testet e antigjeneve, që tregojnë infeksionet aktuale. Ekspertët thonë se janë në fazën e zhvillimit, por ideja e krijimit të një lloj certifikate shëndetësore, përmes teknologjisë, po fiton gjithnjë e më shumë terren. Dhe qeveria, që po devijon nga fraza pasaportë imuniteti, duket e hapur për këtë ide.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA