Kujdes, po vjen virusi/ Ndërgjegjësimi në vende të ndryshme

04/05/2020 12:19

Ndërsa disa shtete kanë reaguar ndaj pandemisë Korona me masa penale për parandalimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse, vende të tjera po përdorin fushata sensibilizuese të pazakonta për t’u rikujtuar shtetasve që të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjenës.

Policë të veshur si virusi Korona po patrullojnë këto ditë rrugëve të qytetit indian të Çenait. Arsyeja nuk është ndonjë sfilatë karnavalesh, ata janë pjesë e një fushate sensibilizuese për pandeminë e Koronës. Policët u kujtonë banorëve të qytetit shtatëmilionësh të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjienës.

Edhe ky burrë i maskuar si Yama, perëndia hinduiste e vdekjes, është një nga policët e kryeqytetit indian Delhi. Përveç maskës ai mban në duar edhe dy tullumbacë që simbolizojnë virusin Korona. Edhe ai u tërheq vëmendjen qytetarëve që të ruajnë distancën, të mbajnë maska dhe të respektojnë rregullat e shtetrrethimit.

Policë të veshur si virusë u tërheqin vëmendjen qytetarëve edhe në la paz të bolivisë duke u kërkuar atyre të ruajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e shtetrrethimit. Kurse një furrë buke në Dresden në Gjermani ofron për klientët biskota me një emoji me maskë. Ato u kujtojnë blerësve se nuk duhet të harrojnë rregullat për mbajtjen e maskave kur hyjnë në dyqane dhe në vende të tjera të përcaktuara nga rregullat për situatën aktuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA