Të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në Kroaci tani e tutje duhet të kenë konfirmim se janë testuar për koronavirus.
Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive “Dr Fran Mihaljeviq” Alemka Markotiq tha se testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë.
“Ata që duan të hyjnë në Kroaci do të duhet të bëjnë një test në vendin e tyre, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë. Vetëm me këtë certifikatë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend. Ky është sigurim. Testi është shumë i besueshëm, por nuk është 100 për qind i sigurt kështu që duhet të kemi kujdes ”, tha Markotiq për televizionin HRT.
E njëjta gjë u konfirmua nga drejtori i Institutit Kroat për Shëndetin Publik Krunoslav Capak në paraqitjen e tij të ftuar në TV Dnevnik Nova.
“Tani të gjithë do të duhet të kenë një konfirmim që e kanë kaluar testin e virusit dhe vetëm përmes një konfirmimi të tillë do të mund të hyjnë në Kroaci “, tha Capak .
Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros, tha më herët se njerëzit që hynë në Kroaci gjatë fundjavës së kaluar, krijuan kontakte dhe kështu ‘kontribuuan’ në përhapjen e infeksionit, transmeton KosovaPress.
Top Channel