Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën, ka kapërcyer tashmë shifrën e 3.5 milionëve me tre të katërtat e tyre vetëm në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, e cila harton një bilanc të bazuar në të dhënat nga burime zyrtare, të paktën 3500517 infektime dhe 246893 viktima janë regjistruar tashmë në të gjithë globin si pasojë e koronavirusit.
Evropa, sipas buletinit të AFP, është kontinenti më i prekur dhe tashmë ka regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste të koronavirusit ndërkohë që numri i viktimave po i afrohet 150 mijë. Aktualisht, shifra e viktimave të regjistruara në evropë, është sipas agjencisë franceze të lajmeve, 143 mijë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 1.1 milionë raste dhe mbi 67 mijë viktima. Ndërkohë, që sic tërheq vëmendjen afp, shifra reflekton vetëm një fraksion të bilancit real pasi shumë vende testojnë vetëm rastet serioze dhe jo ato pa simptoma apo me simptoma të lehta.
Top Channel