Ambientalistët në alarm! Pandemia po rrit ndotjen plastike

04/05/2020 13:53

Të gjitha imazhet që përshkruajnë pandeminë e koronavirusit, sjellin para syve një gjë: plastikë.

Maska kirurgjikale, doreza, pajisje mbrojtëse, qese të zeza për trupat… kriza e Covid-19 ka shtuar ndjeshëm prodhimin e produkteve plastike, dëshpërimisht të nevojshme, dhe qeveritë po shpejtojnë të shtojnë rezervat e tyre ndërsa qytetarët po ashtu marrin furnizimet e tyre. Këto produkte janë të nevojshme. Por e gjithë ajo plastikë do të përfundojë diku dhe aktivistët ambjentalistë druajnë se e gjithë kjo është vetëm maja e një ajsbergu pasi pandemia po shkakton edhe shumë sfida serioze në përpjekjet e tyre për të reduktuar ndotjen nga plastika.

Nga njerëzit që hedhin dorezat plastike dhe maskat, në qytetet në të gjithë botën e deri tek rënia apo ngrirja e rregulloreve të rëndësishme për përdorimin e plastikës, problemi ka qenë në plan të dytë gjatë krizës më të madhe të shëndetit publik në historinë moderne. Pasojat e këtyre zhvillimeve mund të përkthehen në vite telashe për oqeanet tona, që edhe tani janë të ndotura. Ndotja plastike, për aktivistët është një problem global, por shumë industri tani, po bëjnë hapa prapa dhe po përmbysin edhe atë progres që ishte arritur.

Dhe ambjentalistët apelojnë për kujdes. Sipas studimeve të para pandemisë, rreth 8 milionë ton mbetje plastike përfundonin në oqean çdo vit dhe rreziku i mikroplastikës te njeriu, ka qenë objekt studimesh të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA