Acarohet Trump: Mediat po më trajtojnë më keq se Linkolnin!

04/05/2020 18:45
Mandatory Credit: Photo by Evan Vucci/AP/Shutterstock (10434333bm) Donald Trump, Sauli Niinisto. President Donald Trump speaks during a meeting with Finnish President Sauli Niinisto in the Oval Office of the White House, in Washington Trump, Washington, USA - 02 Oct 2019

Presidenti Donald Trump tha se media po e trajton më keq se ç’ka trajtuar Presidentin Abraham Linkoln, që udhëhoqi vendin gjatë Luftës Civile dhe u vra me atentat në 1865.

“Përballem me një shtyp armiqësor, një shtyp që nuk e ka provuar asnjë president tjetër më parë. Ndoshta më afër kësaj eksperiencë ka qenë ky zotëria këtu,” tha Presidenti Trump, duke iu referuar Përmendorës së Linkolnit në Uashington.

“Gjithmonë thuhej, ‘Askush nuk është trajtuar aq keq sa Linkolni’. Po tani mendoj se unë po trajtohem më keq,” u shpreh presidenti republikan. Reagimi i presidentit për shkëmbime negative, tendencioze me median pasoi një pyetje nga një infermiere në pension dhe konsulente për nxënësit e një shkolle fillore. Ajo shkruante në mesazh se përshëndeste presidentin për “përkushtimin e madh ndaj vendit,” duke shtuar se kërkonte sqarim për prezantimin dhe ngrinte pyetjen përse presidenti “përdor fjalë që mund të cilësohen si terma bulizmi dhe përse nuk u përgjigjeni drejtpërdrejt pyetjeve të gazetarëve, por merreni me numërimin e sukseseve tuaja e flisni kuturu?”

Presidenti e falenderoi qytetaren amerikane për pyetjen. Më pas, ai sulmoi gazetarët duke i akuzuar për “pyetje të pacipta”. Pjesa më e madhe e medias është njësoj sikur të jenë anëtarë të Partisë Demokrate, tha presidenti. “Më duket se po të sillem mirë me ta (gazetarët), do më marrin nëpër këmbë,” deklaroi Trump, duke shtuar se kur del në publik para gazetarëve, “në vend që të më bëjnë pyetje normale, shoh një nivel zemërimi e urrejtjeje, aq sa i pyes “Si e keni hallin? Ku qëndron problemi?”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA