Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka inspektuar në këmbë projektin e Unazës së Vjetër të qytetit, që do të rehabilitohet tërësisht.

Subashi i shpjegoi kryeministrit se janë kryer kanalizimet, do shtrohen trotuaret dhe fasadat, si dhe do të ketë mini-sheshe të vogla për banorët e pallateve.

Rama: E lehtëson trafikun?

Subashi: Po e lehtëson trafikun iu jep shumë zhvillim edhe bizneseve. Afati për përfundimin është në nëntor, por besoj që përfundon deri në shtator sepse edhe gjatë kësaj periudhe këta e kanë vazhduar punënë.

Rama: Mbusheni me lule me shkurre

Subashi: Po, po se e mbajnë ato

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA