Aktualisht në botë numërohen 3,322,926 të infektuar dhe 234,408 viktima, teksa 1,050,430 persona kanë mundur të shërohen.
Mësohet se në Iran, me 63 viktima të reja në 24 orët e fundit ka shkuar në 6.091 numri i vdekjeve nga COVID-19.
Ndërkohë Spanja raporton 281 viktima të reja nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend afrohet në 25 mijë.
Vendi me numrin më të madh të rasteve është renditur SHBA-ja me 1.093.198 raste, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 239.639, Italia me 205.463, Britania me 171.253, Franca me 167.178, Gjermania me 163.009, Turqia me 120,204, Rusia me 106.498 dhe Irani me 94.640. Ndërkohë në territorin kryesor të Kinës ku është shfaqur virusi janë regjistruar 82.862 raste.
Vendet e tjera me mbi 10 mijë raste janë renditur si më poshtë:
“Brazili me 85.380 raste, Kanadaja me 53.021, Belgjika me 48.519, Holanda 39.316, Peruja 36.976, India 34.862, Zvicra 29.586, Portugalia 25.045, Ekuadori 24.934, Arabia Saudite 22.753, Suedia 21.092, Irlanda 20.612, Meksika 17.799, Pakistani 16.473, Singapori 16.169, Kili 16.023, Izraeli 15.946, Austria 15.452, Bjellorusia 14.027, Japonia 14.677, Katari 13.409, Polonia 12.877, Emiratet e Bashkuara Arabe 12.481, Rumania 12.240, Koreja e Jugut 10.765, Ukraina 10.406 dhe Indonezia 10.118”.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.
Top Channel