Detaje të reja kanë dalë në pah sa i takon grabitjes në fshatin Qinam në Zall-Herr.
Zonja e shtëpisë, Drita Hysa rrëfen frikën e përjetuar, teksa bën të ditur se autorët janë paraqitur si efektivë policie, që do të bënin kontroll në shtëpi.
“Më kapën, më lidhën nga duart mbrapa dhe më shtrinë në tokë te këmbët e burrit. Bërtisnin “mos lëvizni mos lëvizni policia”. Jemi të zonës jemi policia. Na kanë marrë telefona, lekë sa kanë gjetur. Burrit i vendosën ngjitëse në gojë”, tregon Hysa.
Autorët, të cilët dyshohet të kenë qenë tre, grabitjen e kanë kryer nën kërcënimin e armës.
Ndërkaq, aktualisht në komisariatin numër 5 deri më tani janë shoqëruar tetë persona si të dyshuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.04.2020, rreth orës 23:50, në fshatin Qinam, 3 persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës, duke lidhur familjarët, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Z, ku kanë marrë një shumë prej 40mijë lekësh.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Lidhën një nga anëtarët e familjes/ Pamje nga shtëpia ku ndodhi grabitja në Zall-Herr
Top Channel