Është ora 1 e mëngjesit të së premtes dhe normalisht Dilarja e vogël duhet të ishte në gjumë por ajo ka vendosur që të presë babain e saj, Eduardin i cili për 30 ditë shërbeu në spitalet e Italisë duke ndihmuar pacientet e infektuar nga Koronavirusi.
Pavarësisht dëshirës së madhe, përqafimi me bashkëshorten apo familjarët, mbetet i pamundur për shkak të rregullave.
Për Eduard Gjonaj, kjo ishte një eksperience e vështirë dhe e veçantë por përpara se të kthehet në punë në spitalin e Shkodrës, është i detyruar të qëndroje në vetëkarantinë edhe për 2 javë të tjera.
Megjithëse janë orët e para të mëngjesit edhe famullitari Dom Gjergj Ndreka, erdhi të përshëndesë Edin pasi sipas tij, ka bëre krenar të gjithë zonën.
Falë guximit dhe sakrificës së tyre, shumë njerëz fituan shpresën për jetën, buzëqeshja u rikthye në shume familje, një beteje ata e fituan dhe shpresojmë se edhe lufta jonë të përfundojë sa më shpejt më një fund të lumtur dhe të gjithë ti rikthehemi normalitetit.
Top Channel