Foto ilustruese

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”është arrestuar nga policia.

Arrestimi i përkohshëm i 35-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.

“Strukturat e DVP Dibër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, shërbimet operacionale të DVP Dibër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor, duke bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së një personi në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në qytetin e Peshkopisë, i shtetasit B. A.(V), 35 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Kapja dhe arrestimi i përkohshëm u bë sepse shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos, Itali, më datë 01.02.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndëkombëtar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA