Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë në Fier dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi u kapën duke i drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Kështu, në pranga ra Xh.H., 24 vjeç, banues në Lushnjë (arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rrethrrotullimi i Grabianit”, Lushnje, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”), si dhe A.B., 42 vjeç, banues në Golem, Lushnje (ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Ford Fokus”, në gjendje të dehur.)
Ndërkohë u procedua penalisht shtetasi N.Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit u kap duke drejtuar nën ndikimin e alkolit automjetin tip “Ford”.
Kontrollet e Policisë do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Top Channel