15/01 10:34
Vazhdon të rritet numri i personave të vdekur dhë të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën. Në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 70 pacientë në një shtëpi të moshuarish kanë vdekur nga Covid-19.
Lajmi u bë publik nga autoritetet shëndetësore në SHBA. Raportet tregojnë se në shtëpitë e të moshuarve ka një numër të lartë të përhapjes dhe të vdekjeve nga koronavirusi.
Mësohet se shtëpitë e të moshuarve në SHBA, por edhe në vende të tjera të botës kanë një numër të lartë të infektuarisht me Covid-19. Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë se 1.1 milion të raste, duke qenë vendi më i prekur në botë nga virusi vdekjeprurës.
Top Channel