
Shtetet e Bashkuara janë më të prekurat nga COVID-19, por rritja e temperaturave ka detyruar mijëra amerikanë, që jetojnë në Kaliforni, të dalin në bregdet dhe të shijojnë rrezet e diellit
Mediat e huaja raportojnë se shumë njerëz janë mbledhur në plazhe në Kaliforni gjatë një vale të nxehtë, të ngjashme me verën, pavarësisht se autoritetet i kanë kërkuar atyre që të qëndrojnë në shtëpi. Mijëra qytetarë kanë mbushur plazhet në Newport Beach dhe Huntington, ditët e fundit, duke thyer kështu dhe izolimin. Mos bindja e qytetarëve ka irrituar jo pak Guvernatorin e këtij shteti, Gavin Newsom, i cili ka paralajmëruar se do të shtrëngojë masat e kufizimit.
“Pas videove të postuar nga mediat, të cilat shfaqin plazhet e mbipopulluara ditët e fundit, një shkelje e hapur kjo e vendimit të qeverisë. Më duhet të njoftoj nesër se plazhet në të gjithë Kaliforninë do të mbyllen, ligji do të hy në fuqi së shpejti”, tha guvernatori.
Top Channel