“Një tjetër vatër COVID-19, në një fasoneri në Tiranë”/ Vokshi: 5 masa urgjente që duhet të marrë qeveria

30/04/2020 10:26

“Informacione shqetësuese vijnë për shpërthimin e një vatre të re infektuese në një fasoneri në Tiranë. Disa punonjëse kanë rezultuar pozitive me COVID19 duke rrezikuar infektimin e qindra kolegeve të tyre, të cilat në nevojë të skajshme për mbijetesë detyrohen të shkojnë në punë për të mos humbur pagën”, shkruan në një postim në Facebook, Albana Vokshi.

Sipas saj, papërgjegjshmëria dhe arroganca e Kryeministrit të gjithëpushtetshëm e ka lënë këtë sektor, të dominuar nga puna e krahut e grave dhe vajzave, në mëshirë të fatit.

“Propaganda e të pamëshirshmit i ka bërë nënat dhe vajzat të rrezikojnë shëndetin, duke shkuar në fasoneri për të siguruar bukën e gojët për fëmijët dhe familjet e tyre. Kryeministri për tekat e tij të liga, nuk përfshin në pagën e luftës, gratë dhe vajzat e punësuara në bizneset fason, duke iu mohuar një të drejtë ekonomike të ligjshme të tyre në kohën e pandemisë, sepse për të jeta e një gruaje vlen për të vetëm si një numër në statistikat e tij të propagandës së mashtrimit. Kreministri Rama, mërzitet e shqetësohet vetëm për oligarkët me të cilët ndan para e pushtet, ndaj edhe në vend që t’I mbështesë, ju dërgon cdo ditë bizneseve fason, togat “e zeza” me të cilat ushron terror, a thua punëdhënësi më I madh në vend është armiku e jo aleati”, shkruan Vokshi.

Më tej shton:

“Si qytetare, por më së shumti si nënë, i bëj thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për:

1- Testimin e të gjithë punonjësve të fasonerive me qëllim evidentimin dhe izolimin e vatrave të përhapjes së virusit;

2- Të ngrejë një grup pune për të parë nga afër situtën në të gjitha bizneset fasonë e t’i mbyllë për një afat të caktuar në kohë duke u konsultuar ngushtësisht me përfaqësuesit e këtij biznesi për të vendosur së bashku për protokollin e masave për këtë sektor;

3- Qeveria të mbështesë me pagë minimale të gjithë punonjësit e biznesit fason, jo si lëmoshë, por si e drejtë ekonomike, kushtetuese;

4- Qeveria të mbështesë me lehtësira fiskale e mbeshtetje financiare biznesin fason, një nga sektorët punëdhënës më të mëdhenj në Shqipëri;

5- Qeveria të marrë masa urgjente shëndetësore, sociale, ekonomike për të mbrojtur shëndetin e dhjetëra mijëra grave e vajzave që punojnë në këtë sektor.

Nëse një grua nuk gëzon shëndet të mirë, e gjithë familja është e pashëndetshme, e gjithë shoqëria është e pashëndetshme e në rrezik për jetën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA