“Duam pagën e luftës”/ Tregtarët e Beratit, protestë përpara bashkisë
30/04/2020 14:21
Tregtarët e tregut industrial protestuan ditën e sotme përpara bashkisë Berat.
Tregtarët kërkojnë që t’u jepet paga e luftës. Kjo është hera e dytë që ata protestojnë përpara bashkisë Berat.
Pas protestës, 20 tregtarë kanë hyrë në takim me kryetarin e bashkisë Berat, Ervin Demon. Takimi po zhvillohet pa praninë e mediave.
Top Channel