Kthimi i studentëve ne auditore është ndarë ne 4 periudha për përsëritjen e leksioneve seminareve apo punëve laboratike si dhe zhvillimit të sezonit të provimeve për të shmangur kështu vendgrumbullimet.
“Do të jenë studentët e të gjitha cikleve të studimit të cilët do të diplomohen që do të rikthehen në auditore brenda muajit qershor për një periudhë kohore jo më pak se 3 javë, por do të jetë çdo universitet publik që do ta përcaktojë saktësisht kohëzgjatjen, pasi gëzojnë autonomi akademike. Më pas, të gjithë studentët diplomues do t’u nënshtrohen provimeve edhe atyre të diplomimit nga 1 korriku deri në 7 gusht”, shprehet ministrja.
Për Ervisa Shehun, studente diplomante në Fakultetin e Shkencave Socile për Shkenca Politike, ne Bachelor, nuk është e mjaftueshme koha për t’u rikthyer në auditor dhe nuk ndihet gati për t’u diplomuar.
Për studentët e viteve të tjera, që nuk do të diplomohen është planifikuar një periudhë tjetër rikthimi në auditore. Pas 25 gushtit për një periudhë 4 javë, ata duhet të përsërisin leksionet apo seminaret. Ndërsa sezonin e provimeve për të përmbyllur vitin akademik do ta zhvillojnë brenda muajit tetor. Por deri në rikthimin në auditore, mësimi do të vijojë online. Gilberta Lleshi, studentja e vitit të dytë ne fakultetin e drejtësisë e vlerëson jo efektive këtë vendim.
Por teksa Ministria e arsimit po harton planin e masave për institucionet arsimore parauniversitare, universitetet do të duhet ta përgatisin vetë këtë plan brenda datës 15 maj, duke qene se janë autonome.
Urdhri për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik nga institucionet e arsimit të lartë, për shkak të pandemisë përcakton se universitetet duhet të planifikojnë numrin e saktë të studentëve që do të frekuentojnë auditorët, sipërfaqet në dispozicion te tyre të shprehura me m2, për të garantuar distancimin fizik të studentëve dhe stafit akademik, sjelljen e tyre, hyrje daljet apo rregullat për pastrimin e dezinfektimin e ambienteve.
Të njëjtin mendim studentët duket që ndajnë per tarifën e studimit, që nuk pati vëmendjen e ministres së arsimit, Besa Shahini. /Kristi Gongo/
Top Channel