31 të vdekur nga Covid-19/ Në mbrëmje humbi jetën pacienti 71 vjeçar nga Shkodra

30/04/2020 00:37

Shqipëria regjistroi viktimën e 31-të nga COVID-19.

Një pacient 71-vjeçar nga Shkodra , në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insufiçencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjën e së mërkurës.

Ministria e Shëndetësisë tha se ai vuante nga një sërë sëmundjesh bashkëshoqëruese. Numri total i të vdekurve nga koronavirusi shkoi kështu në 31.

Më herët autoritetet shëndetësore të vendit njoftuan se në 24 orët e fundit pati 16 raste të reja me Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA