Në Open në Top Channel po flitet për situatën në Shkodër, ku pati një përplasje mes kryetares së bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe zv-ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Voltana Ademi tha se ministria e Shëndetësisë nuk i ka raportuar të dhënat e sakta nga Shkodra. “Ka pasur viktima nga Shkodra që kanë ndërruar jetë, duke pasur sëmundje të tjera por që janë prekur edhe nga Covid-19. Janë 5 viktima të tilla. Këto kanë ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës dhe atë të Tiranës”- tha Ademi.

E kundërshtoi zv-ministri Lamallari i cili tha se nuk ka një qëllim për të fshehur të dhënat. “Nuk ka kuptim  që të fshihen të dhënat”- tha Lamallari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA