SIENA- Një grua është gjobitur për të gjashtën herë radhazi për thyerje të karantinë në Itali.
Sipas medieve italiane gruaja është e moshës 52-vjeçare dhe banon në Montepulciano (Siena) por pavarësisht masave shtrënguese të qeverisë italiane për të frenuar përhapjen e Covid-19, ajo nuk i ka zbatuar rregullat duke dalë nga banesa.
Ajo është ndaluar nga ushtria duke ecur në një pyll përgjatë një rruge provinciale larg nga banesa e saj.
Ushtria verifikoi që gruaja ishte sanksionuar pesë herë më parë për të njëjtën arsye, por sërish nuk ishte ‘mbushur me mend’. Edhe këtë herë 52-vjeçarja shqiptare u gjobit me 746 €.
Por ajo që ka habitur ushtrinë është edhe fakti se gjatë survejimit në këtë zonë janë pikasur edhe 5 burra me origjinë shqiptare, larg nga banesa e tyre dhe pa ndonjë arsye të vlefshme. Ata ishin në një makinë ndërsa ndaj tyre është marrë një masë ndëshkimore .
Shoferi është gjobitur 800 euro ndërsa 4 pasagjerët nga 746 euro secili. Por pas verifikimeve rezultoi se shoferi nuk kishte patentë, kështu gjoba ndaj tij u rrit në 5110 euro ndërsa makina e tij u sekuestrua për tre muaj.
Top Channel