Stresi në karantinë/ Britaniku hedh nga ballkoni gruan

29/04/2020 17:11

Një burrë nga Britania e Madhe, i cili ndodhet në Tajlandë, është arrestuar pasi dyshohet se ka hedhur nga ballkoni, bashkëshorten e tij tajlandeze, për shkak të stresit të tepërt të akumuluar gjatë qëndrimit në karantinë.

Dave Mitchell, 36 vjeç, është arrestuar pasi gruaja e tij Sukdana, 56 vjeçe, u hodh nga ballkoni i katit të shtatë, të një apartamenti në Rayong, të Tajlandës Lindore.

Mjekët, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje sapo mësuan për lajmin, pretendojnë se gruaja i ka thënë se burri i saj, e ka hedhur nga ballkoni, pas një debati të ashpër mes tyre. Fatmirësisht Sukanda, ra sipër një tende, duke përfunduar vetëm me një krah të thyer dhe disa fraktura të lehta.

Në momentin që policia ka arrestuar Dave, mësohet se ai u ka thënë se, ishte i shqetësuar pasi udhëtimet për në Britaninë e madhe janë anuluar si pasojë e COVID-19. Po ashtu ai mësohet të ketë thënë, se ishte stresuar së tepërmi, duke qëndruar gjatë gjithë kohës brenda një apartamenti të vogël. Tashmë, britaniku është arrestuar dhe pritet të përballet me trupën gjykuese, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA