Situata në Shkodër/ Voltana Ademi përplaset me zv-ministrin e Brendshëm

29/04/2020 22:52

Në Open në Top Channel po flitet për situatën në Shkodër, ku pati një përplasje mes kryetares së bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe zv-ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Debati mes tyre nisi kur Ademi tha se përdorimi i situatës së pandemisë politikisht dështoi në Shkodër, gjë që u kundërshtua nga Lamallari.

“Përdorimi politikisht i pandemisë në Shkodër dështoi. Pandemia nuk na ka prekur vetëm neve por mbarë botën. Të jesh i sëmurë nuk është turp, por të jesh i sëmurë do të thotë të kesh nevojë për përkujdesje”- tha Ademi.

E kundërshtoi zv-ministri Besfort Lamallari i cili tha se në fillim në Shkodër nuk u zbatuan masat siç duheshin. “Në fillim të pandemisë në Shkodër nuk po zbatoheshin masat e marra. Nuk kishte një thirrje të duhur për të sensibilizuar qytetarët. Pas vizitës në Shkodër, morëm disa masa duke mbyllur tregjet dhe duke ndaluar shëtitjet, ç’ka çoi në normalizimin e situatës”- tha Lamallari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA