Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar rreth situatës së krijuar në Shqipëri me Covid-19 duke e krahasuar me Kosovën.
Sipas Bardhit Kosova ka 6 mijë vende të reja punë më shumë se sa para krizës së COVID-it dhe vendi ynë ka zyrtarisht të larguar apo pezulluar nga puna 66 mijë qytetarë.
Ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së thekson se këtë e shpjegon fare mirë zbatimi i paketës ekonomike që mbron vendet e punës, ekonominë familjare dhe ekonominë kombëtare nga Kosova, pothuajse një paketë të njëjtë me atë që propozoi Partia Demokratike që në fillim të krizës COVID.
Reagimi i Bardhit:
Kosova na tregon sa e paaftë, e korruptuar dhe dështake është qeveria e Edi Ramës. Në thelb të veprimeve të saj në këto 2 muaj nuk ka qenë mirëqenia e qytetarit, por ajo e klientëve dhe oligarkëve.
Ndryshimi thelbësor është se Kosova sot ka 6 mijë vende të reja punë më shumë sesa para krizës së COVID-it. Shqipëria ka pranuar zyrtarisht si të larguar apo pezulluar nga puna 66 mijë qytetarë.
Çfarë e shpjegon këtë ndryshim kaq të madh?
Përgjigja është fare e thjeshtë: Kosova zbatoi një paketë ekonomike që mbron vendet e punës, ekonominë familjare dhe ekonominë kombëtare, pothuajse një paketë të njëjtë me atë që propozoi Partia Demokratike që në fillim të krizës COVID.
Shqipëria nuk bëri asnjë nga këto masa mbështetëse.
Ndryshimi është si nata me ditën. Në Kosovë qeveria vendosi të parin interesin e qytetarëve. Ndërsa në Shqipëri, Edi Rama vendosi të parin interesin e 10 oligarkëve. 66 mijë punonjës të larguar e të pezulluar dhe mbi 60 milionë euro për beton dhe tendera luksi e dëshmojnë këtë.
Paratë janë. Mjafton që Edi Rama të ndalë korrupsionin me tendera dhe të anullojë koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate të regjimit të facebook-ut.
Top Channel