Në emisionin “Shqipëria Live” ishin të ftuar dizajnerja Florensa Reçi, konkurrentja e “PërPuthen” Antoneta Koçi dhe këngëtarja Maja Aliçkaj.
Në studio u fol në lidhje me pajën e nuseve. Është një traditë shekullore tashmë, që kur vajza shkon për të jetuar në shtëpinë e bashkëshortit, pajiset me disa dhurata nga familja e saj. Kjo për të shërbyer si formë e një kujtimi, nga shtëpia ku kaloi fëmijërinë. Dizajnerja Florensa Reçi, u shpreh se kërkesa për produkte për pajë është e tepërt. Por vajzat kërkojnë gjëra më moderne dhe janë shkëputur paksa traditës. Megjithatë, nga kërkesat e tyre më të mëdha, janë çentrot e punuara me grep, perdet, mbulesat.
“Ka vajza që kërkojnë vetëm t’ua dizejnojmë (çentrot, mbulesat, etj) por ka dhe vajza që kanë dëshirë të madhe, por nuk dinë të qëndisin. (Çfarë është paja) Është një paragatitje që nënat ja bënin vajzave të tyre, që vajza të mos dilte me duar bosh, por të kishte diçka si kujtim në ndërtimin e jetës së re. Ka ndryshuar koncepti sot, vajzat e zgjedhin vetë pajën. Punimet me dorë dhe me grep i vlerësojnë shumë. I përdorin për konture, për perde. Punimet me grep tip çentrosh janë dalë ngadalë duke u evituar. Për kompletet e krevatit, vajzat duan të përcaktojnë ngjyrat, duan të bardhë, rozë, pana. Unë kam një komplet krevati që është porosi. Kjo është porosi për një vajzë (e shfaq produktin në ekran). Tek mua kanë ardhur vetë vajzat dhe kanë ardhur të reja”, u shpreh Florensa.
Ndërkohë Antoneta e “PërPuthen”, u shpreh se mamaja që në vogëli i ka mësuar konceptin pajë. Antoneta tha se mamaja ka një valixhe të vjetër që ruan pajën e saj, dhe ajo dyshon se po i ruan për të. Ndërkaq, ajo thotë se është pro kultivimit të kulturës dhe traditës dhe gjërat me qëndijse i preferon së tepërmi. Ndërkohë zbulon edhe se mamaja ka bërë disa tentative për t’i mësuar të qendisë, por ajo ende nuk ka arritur të mësojë.
“Që e vogël mami ma ka përmendur se çfarë është një pajë. Unë para disa vitesh e kam parë pajën e mamit. Ajo e ruan në valixhen e saj të vjetër. Dyshoj se e ruan për mua. Një nga gjërat që ajo më ka thënë për pajën është dhe veshja popullore, por edhe picetat, mbulesat, besoj i ka nëpër shtëpi. (A të largohet paja) Unë nuk jam të largohet fare, sepse është pjesë e kulturës. Përpos kësaj, këto vitet e fundit këto gjërat me qëndisje janë në modë. Para disa vitesh mamaja ime ka tentuar të mësoj të qep, por kam dështuar. Mami im thjesht ka hequr dorë, nuk dëshiron të më mësoj më mua. Të gjitha që u përmendën, do të më pëlqente. Sot në pajë përfshihen dhe elektroshtëpiaket”, tha Antoneta.
Sakaq, këngëtarja Maja e vuri theksin mbi kulturën dhe traditën shqiptare. Ajo tha se familja e saj e ka trashëguar këtë frymë tek ajo, dhe ajo të njëjtën gjë do të përpiqet të bëj dhe me të birin.
“Gjithçka që është e bukur nga tradita, e kam trashguar nga prindërit e mi. Edhe unë do të mundohem të edkukoj me këtë frymë tim bir. Tradita duhet të përshtatur me kohën se ndryshe del e pavlefshme”, u shpreh Maja.
Top Channel