Nga shkulja e qerpikëve te metoda e rrezikshme me plumb/ Standardet e bukurisë në të shkuarën

29/04/2020 13:51

Përgjatë epokave të ndryshme, standardet e bukurisë nuk kanë qenë të njejtat, ashtu si edhe metodat e përdorura për të mbërritur te “perfektja”.

Shpesh, disa prej tyre përbënin rrezik dhe shkaktonin dhimbje.

 

FOTO GALERI
1/4
Vetulla shumëngjyrëshe -Përgjatë kohës, vetullat kanë pësuar tranformim të vazhdueshëm. Dikur në Greqinë e Lashtë ishte në modë të paturit një vetull të vetme. Për këtë arsye, përdorej një "implant" i veçantë i bërë me lesh dhie. Por gratë e Kinës mesjetare shkuan edhe më tej. Në shekujt e dytë dhe të tretë, nisën të shiheshin kudo vetullat shumëngjyrëshe. Njëri nga perandorët e asaj kohe i porositi gratë e tij që të kishin vetulla të gjelbra dhe blu. Për të ndjekur urdhrin, gratë duhej të rruanin vetullat dhe të vizatonin të reja duke përdorur bojë të shtrenjtë që importohej nga vendet e tjera. E gjitha kjo nuk ishte thjesht për kënaqësinë e perandorit, por edhe për t'u treguar njerëzve të tjerë se sa i pasur ishte udhëheqësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA