Mjeku i njohur në Open: Në vjeshtë pritet një valë e dytë infektimi
29/04/2020 22:21
Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Open në Top Channel ku foli për kurbën në rënie në vendin tonë por edhe në vendet e tjera. Alimehmeti bëri disa sqarime duke iu referuar disa studimeve.
Sipas mjekut të njohur Covid-19 përkon shumë me grupin stinor duke thënë se në vjeshtë pritet një valë e dytë.
“Sipas studimeve në vjeshtë pritet një valë e dytë infektimesh. Në vendet që kanë pasur një valë të fortë herën e parë, vala e dytë do jetë shumë e lehtë pasi trupi është i njohur me virusin. Në vendin tonë gjatë kësaj periudhe duhet bërë studime për të parë se sa qytetarë kanë qenë në kontakt me virusin. Kjo sepse do na ndihmojë për valën e dytë”- tha Alimehmeti.
Top Channel