Ministri gjerman: Do përballemi me recesion të thellë

29/04/2020 22:47

Gjermania do të përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore, tha ministri i Ekonomisë, Peter Altrmaier. “Ne po përballemi me sfida të mëdha, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe politik,” u tha Altmaier gazetarëve në Berlin, duke paraqitur parashikimin e qeverisë për ekonominë më të madhe të Evropës.

Peter Altmaier:

Ne mendojmë se ekonomia e republikës federale të Gjermanisë do të tkurret me 6.3 për qind këtë vit dhe se do ta rimarrë veten vitin tjetër, me rreth 5.2 përqind. Kjo do të thotë se ne do të kthehemi me gjasë në nivelet tona të parakrizës të performancës ekonomike, në fillim të 2022

Qeveria gjermane pret që recesioni të përfundojë në tremujorin e dytë të këtij viti dhe aktiviteti ekonomik të rritet përsëri, pas kësaj periudhe.

Altmaier paralajmëroi se autoritetet nuk duhet të nxitojnë për të lehtësuar masat e izolimit pasi kjo do të rrisë rrezikun e një valë të dytë të të infektuarve që mund të pengojnë rimëkëmbjen e pritshme ekonomike në gjysmën e dytë të vitit.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Gjermani janë të konfirmuar 160,059 raste të të infektuarve me koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA