Ibrahimaj në Open: Paga e luftës do të merret nga të gjithë përfituesit
29/04/2020 21:56
Drejtoresha e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj e ftuar në Open në Top Channel foli dhe dha sqarime drejt pagave të luftës.
Ibrahimaj tha në Open se të gjitha pagat e luftës do të merren pavarësisht gabimeve që mund të kenë bërë aplikuesit gjatë aplikimit.
“Ka raste kur aplikuesit bëjnë gabime në aplikim ose kanë vendosur gabim i Banin e bankës. Kjo ka bërë që paga e tyre mos të procesohet në bankë. Por ftoj biznesin dhe qytetarët që për çdo paqartësi të bëjnë ankesën”- tha Ibrahimaj.
Top Channel