Situata e krijuar si pasojë e koronavirusit, përpos të gjitha dëmeve që ka sjell në jetë njerëzish, ka ndikuar së tepërmi në minimizimin e ndotjes së ajrit.
Javët e fundit, mediat botërore kanë publikuar foto, që e dëshmojnë një gjë të tillë. Gjurmët e përmirësimit të cilësisë së ajrit, janë parë dhe në Britaninë e Madhe. Pamjet e siguruara me dron, tregojnë vijën bregdetare të qytetit Portsmouth, tërësish të “kristaltë”.
Në të kaluarën, pra para se kjo pandemi të niste, vija bregdetare në këtë qytet kishte një ngjyrë të errët, si pasojë e ndotjes. Sakaq, fotografi Mike Woods, i cili dokumentoi pamjet mahnitëse tha: Ka pasur shumë zëra kohët e fundit, në lidhje me ngjyrën e ujit në këtë zonë. Në perceptimin tim, natyra po lulëzon”.
Top Channel