I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte pedagogu Erion Kristo. Në studio u fol mbi masat e marra nga qeveria, për situatën e krijuar nga COVID-19.
Kristo, gjatë fjalës së tij nënkuptoi se, masat e marra nga qeveria janë të ekzagjeruar. Ai thotë se fasha e orareve të liri-daljes duhen të jenë më të zgjatura. Sakaq, pedagogu e shikon qesharake faktin që sipas tij, po qeverisemi nga një “diktaturë elektronike”, sepse edhe përmbajtja sipas Kristos, është qesharake.
Ndërkohë, Kristo nuk ngurroi të ironizonte kryeministrin Rama teksa tha: “Kryeministri luan rolin e edukatorit, dëshiron që ne të mësojmë të lajmë enët”.
“Ne po qeverisemi nga një diktaturë elektronike. Në portal ka shumë humor, kush ka lexuar e kupton, që ka shumë humor në fjalë dhe mendime. Kur kthehesh nga puna, nuk ke të drejtë të blesh asgjë thotë portali. A keni dijeni si përhapet një grip. Asnjë shkencëtar, nuk ka asnjë garanci shkencore në këtë moment. Në rast se fasha, fillonte në pesë të mëngjesit dhe mbaronte në tetë të darkës, njerëzit do të dilnin më të pakët në numër. Problemi është se logjika nëse duhet përdorur, duhet bërë plotësisht. Unë sugjeroj që të ketë hapje për të gjithë atë që duhen të hapen. Ose jemi në fazën që kryeministri luan rolin e edukatorit dhe dëshiron të na mësoj ne burrave të lajmë enët”, tha Kristo.
Top Channel