Një avokat britanik dhe gruaja e tij, janë ndarë nga vajza e tyre dy vjeçare për shtatë javë, pasi bllokimi i koronavirusit i gjeti në Afrikën e Jugut.
Mark Hill dhe gruaja e tij italiane Chiara Maioni, të cilët prej vitesh jetjojnë në Dubai, lanë vogëlushen e tyre Skye, nën kujdesin e gjyshes (mamasë së Mark) dhe shkuan për një udhëtim nëntëditorë në Cape Town, të Afrikës së Jugut.
Vetëm një dit pas mbërritjes në Afrikë, çifti mësoi se situata e krijuar nga koronavirusi, ishte shpallur një pandemi globale, dhe si rezultat 118 vende të botës mbyllën kufijtë, midis tyre dhe Afrika. Megjithatë, pas tetë javësh në Afrikë, ata më në fund shkuan në Dubai. Por tashmë prindërit janë duke vuajtur largimin nga Skye, sepse janë vendosur në karantinë të detyrueshme për dy javë.
“Ka qenë e tmerrshme, një makth i plotë. Bota ndryshoi brenda natës dhe ne u gjendën në një planet të panjohur. Ne u bllokuam në një vend që nuk e njihnim. Ka qenë një kohë shumë stresuese. Unë kurrë nuk jam ndarë nga fëmijët më shumë se dy ditë, ndërsa Chiara nuk ka qenë kurrë larg Skye”, tha Mark.
Top Channel