Mëngjeset e Fatbardhës dhe Apostolit nuk janë si të çdo moshatari të tyre. Çdo ditë, ata dalin nga shtëpia dhe me biçikletë nisen drejt molit të triportit në Vlorë.
Atje, lënë biçikletën dhe i hipin varkës.
Me varkën e tyre të vogël 63 vjeçari dhe shoqja 60 vjeç dalin çdo ditë për peshkim.
Fatbardha i jep rremave. Edhe pse fermerë, ajo është edhe një varkëtare e mirë. Siç thotë i shoqi ajo di të lundrojë në çdo lloj moti.
Me bashkëshorten , një grua e fortë që i ka mbijetuar kancerit të gjirit 10 vjet më parë, apostoli nuk i ka frikën detit edhe pse kjo varke e vogël siç rrëfen ai jo rrallë ua ka vene jetën ne rrezik.
E kur deti nuk është i mbare, ata i kthehen tokës. Kur nuk shesin peshk, prodhimet e kopshtit i mbajnë gjallë, derisa deti qetësohet, kohë kur çifti diamanti nis sërish lundrimin e mbijetesës.
Top Channel