Abuzimi i 17-vjeçares në Sarandë/ Gazetarja e Fiks Fare jep detaje në Open

29/04/2020 23:34

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel u fol për skandalin e ndodhur në Sarandë ku një vajzë 17 vjeçare abuzohej seksualisht nga shokët e babait të saj.

Për situatën foli edhe gazetarja që e investigoi rastin, Alisa Mysliu. Sipas gazetares së Fiks Fare 17 vjeçarja në këto momente është me e sigurtë dhe ka mbështetje.

“Vajza më shkruante në çdo kohë. Në orët e para të mëngjesit, në orët e vona të natës, në çdo kohë. Kërkonte ndihmë si të regjistronte prova për abuzimin e saj, sepse ne në Fiks Fare kërkojmë fakte. Abuzimi kishte nisur që në moshën 9 vjeçare. Pas pak viteve ajo mori guximin për të denoncuar. I dashuri i saj në qoftë se mund ta themi kështu, i dha mbështetje asaj, duke e bindur që të bënte denoncimin”- tha gazetarja e Fiks Fare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA