1 milionë lekë të reja gjobë për 4 bar-kafe në Gjirokastër që ishin hapur, brenda kishte edhe personel shëndetësor
29/04/2020 12:34
4 bar-kafe në Gjirokastër janë gjobitur me nga 1 milionë lekë të reja.
Ato janë gjetur të hapur në kundërshtim me urdhrat e dhëna nga qevria dhe kanë pasur 10-15 klientë brenda.
Sipas kreut të Inspektoriatit Shëndetsor Edi Sinoimeri njësitë janë konstatuar të hapura kundër rregullores.
Njëra prej kafeneve, pranë spitalit rajonal të Gjirokastrës kishte brenda në momentin e kontrollit personel të shërbimit shëndetsor.
Një tjetër kafe e vendosur në periferi të qytetit ishte e mbushur me klientë që ushtrojnë aktivitete në atë zonë.
8 klientë u konstatuan brenda një tjerër kafeneje në afërsi të Drejtorisë së Shërbimit Rrugor dhe njësia e katërt u gjet duke shërbyer për klientë në qytezën e Këlcyrës.
Top Channel