“Virusi nuk është zhdukur, ai është midis nesh”/ Mjeku i njohur flet për fazën e hapjes: Nuk duhet të stepemi por…

28/04/2020 21:24

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha në “Open” në Top Channel se masat e hapjes graduale duhet të vazhdojnë. Sipas tij nuk duhet të stepemi përball hapjes së vendit megjithëse sipas tij duhet që qytetarët të bëjnë kujdes.

Pipero ka shtuar se qytetarët duhet të dinë se virusi nuk ka ikur por është midis nesh dhe për këtë arsye duhet të jemi vigjilent.

Ka dy gjëra të rëndësishme. Tjetër gjë është të kemi numër të rasteve që janë me klinik që paraqesin shenja. Mund dhe është konstante. Duhet t’i ndajmë. Ne nuk duhet të kemi frikë nga hapja graduale e masave. Për sa kohë epidemia është në kontroll por kjo nuk do të thotë të ulim vigjilencën. Duhet të kemi kujdes nëse hyjmë dikur në një mjedis publik. Maskë dhe doreza, të mbajmë distancë. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Nuk duhet të stepemi por me ecurinë e epidemisë të respektojmë masat” tha Pipero.

Më tej mjeku i njohur tha: Duhet të marrim masa që të mos kthemi mbrapa. Edhe masat që merren nga qeveria. Është e domosdoshme për tu thënë qytetarëve që janë disa masa të domosdoshme për sa kohë që nuk kemi një vaksinë. Virusi nuk është zhdukur ai është midis nesh. Duhet të jemi të kujdesshëm me masa maksimale për ta mbajtur larg. Sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronik. Duhet të jemi të kujdesshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA